Motrat Vjollca shquhen për komunikimin e lirshëm që kanë me njëra-tjetrën edhe në rrjete sociale.
Këtë herë Luana përmes një foto të hershme i ka dedikuar motrës së saj të madhe, Lirës, një postim prekës ku shkruan:
“Kjo foto sapo më shkriu zemrën !! Unë e vogël dhe motra ime Lira. Gjithe jeten kam me te mbyt me puthje si ketu jeta ime,”-përfundon Luana. Por duket se moderatorja Marina Vjollca është ndjerë pak “xheloze” për dashurinë që po shkëmbinin dy motrat e saj në instagram dhe ka shkruar: Je sigurte qe je ti? Dukesh si cun haram,”-përfundon Marina, ndërkohë që biseda mes motrave ka vijuar kështu:
Luana: Ti legene mos te te nxjerr foto se si banjake na mbante mami dhe njesoj ngjaje dhe ti
Marina: hahahahhahahahah une vecse isha versioni goce, kurse ti cun
Luana:normal isha cuni shtepise tju mbroja juve
Këto komente kanë treguar edhe njëherë sesa të afërta janë motrat Vjollca me njëra-tjetrën dhe diçka të tillë e tregojnë gjithmonë./Gazeta Express/
COMMENTS