Barcelona – Leganes: Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë, Messi i jashtëzakonshëm

Barcelona – Leganes: Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë, Messi i jashtëzakonshëm

Lamtumirë Arsenal, Sanchez transferohet te gjiganti evropian

Barcelona është duke shkuar me hapa të sigurt drejt tri pikëve të ardhës dhe rekordit historik prej 38 ndeshjeve pa humbje në ligë.

Barça, e udhëhequr si gjithmonë nga njeriu i vet kryesor, Lionel Messi, është duke fituar 2-0 ndaj Leganes në “Camp Nou” pas 45 minutave të parë të ndeshjes së javës së 31-të të La Ligës, raporton Express.

Djelmoshat e Ernesto Valverdes e kanë dominuar këtë pjesë lojë me raste dhe me posedim të topit.

Por, ka qenë Messi ai që është veçuar, pasi së pari shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 27-të, para se ta çonte në 2-0 epërsinë e Barçës vetëm pesë minuta më pas.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)