Limaj në Suedi zbulon kohën e liberalizimit të vizave

Limaj në Suedi zbulon kohën e liberalizimit të vizave

Një myslimane po e sfidon Putinin për Presidencën e Rusisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron për vizite zyrtare në Suedi. Më këtë rast numri dy i qeverisë ka marrë pjesë në sesionin informues me temën “Klima e Investimeve në Kosovë”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm.

Limaj në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka shprehur mirënjohje të gjithë diasporës për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës dhe pjesëmarrjen në shtetndërtimin e Kosovës.

“Iu shprehi mirënjohje juve dhe përmes juve qindra burra e grave të cilët një jetë të tërë e kanë kaluar në mërgatë e që asnjëherë nuk janë ndarë nga vendlindja e tyre duke kontribuar e angazhuar për lirinë e Kosovës.

Ftesa ime është t’i ndani dy epoka. Epoka e Lirisë dhe shtendërtimit. Jo rrallëherë dëgjoj zhgënjimet me vendin e tyre dhe mosdhënien e vendit meritor atyre që kanë kontribuar me vite e dekada për vendin e tyre. Nuk keni arsye për të ju zhgënjyer dhe për të thënë se u munduam dhe angazhuam dhe që tash s’jem aty ku kem dëshire. Unë mendoj se këto gjëra duhet të ndahen”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se nuk ka të arritur me te madhe për kombin shqiptar se sa liria e Kosovës.

“Porosia ime është mos e shani shtetin tuaj, nuk ka arritur më të madhe se sa shteti. Nëse jeni të pakënaqur me pushtetin mobilizoni e ndryshoni. Dalloni shtetin me pushtetin. Shteti është i shenjtë dhe është mbi të gjithë në. Pushtetet shkojnë e vinë. Nuk kem atdhe tjetër”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se aktualisht Kosova ka filluar një proces të vazhdimit të fuqizimit të sektorit ekonomik në vend.

“Ajo që dua të them sot në emër të qeverisë së Kosovës, është se dyert i keni të hapura dhe për të shfrytëzuar potencialin e madh që keni. Neve na duhet përvoja e juaj, na duhet kultura e punës dhe këtë ta bartni të njerëzit tanë. Shkëmbimi i këtyre përvojave është shumë më i rëndësishëm. Ftoj që vajzat dhe djemtë këtu të integrohen sa më shumë. Ne kemi nisur disa angazhime me qeveritë përkatëse evropiane. Do të angazhohemi të 0ndërtojmë marrëveshje bashkëpunimi edhe me Suedinë për lëvizjen e fuqisë punëtore sezonale këtu në kompanitë dhe ajo përvoje të bartet në Kosovë”, ka theksuar Limaj.

Në Kosovë, sipas Limajt po përmirësohet klima e të bërit biznes. Ai ka përmendur disa ligje të cilat janë miratuar dhe disa lehtësira që po bëhen për atë që duan të investojnë në Kosovës.

Zëvendëskryeministri ka thënë se prioriteti kryesor i kësaj qeverie është rritja e ekonomisë në vend.

“Në aspektin politikë Kosova dhje kombi shqiptarë janë në një udhëkryq dhe tri vitet e ardhshme do të përcaktojnë ka do të lëvize kombi ynë dhe Kosova në mënyre të veçante”, ka deklaruar Limaj.

Krejt në fund ai ka thënë se pret që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Limaj ka ftuar mërgimtarët që të nisin një frymë për shtetndërtimin e vendit siç e kanë nisur në vitet e 80 frymën për çlirimin e Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)