THAÇI: FESTAT FETARE SHFAQIN NDJENJË MIRËSIE

THAÇI: FESTAT FETARE SHFAQIN NDJENJË MIRËSIE

Vuçiq frikësohet nga një ‘sulm i mundshëm’ në veri të Kosovës, flet publikisht për të

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjën e mirësisë.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve. Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se “Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”. /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)