Ndoka i sulet Ramës: Dhjaks! S’kam pasur frikë as Enverin, jo më një si puna jote!

Ndoka i sulet Ramës: Dhjaks! S’kam pasur frikë as Enverin, jo më një si puna jote!

Të rinjtë në përkrahje të Imri Ahmetit

Aleati i Lulzim Bashës, i cili bashkë me të u kërkua të ndiqet penalisht nga policia për tubimin e mbajtur nga opozita e bashkuar kundër taksave të rritura nga qeveria Rama, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit.
“Edi Rama, ti je një “dhjaks”!, shkruan Nard Ndoka në rrjetin social Facebook.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha,. kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe deputetë të tjerë të forcave opozitare u proceduan penalisht pasi nuk morën leje për një tubim masiv që mbajtën kundër qeverisë Rama, dhe që konsistoi në bllokimin për disa orë, të akseve kryesore në vend.

Reagimi

Edi Rama, ti je një “dhjaks”!

Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë!

Jam ndër themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt!

Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend së bashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajmë akoma sot!

Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira!

Me 5 Prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerzore në krah të qytetarëve!

Pra, Edi Rama;

Nuk kam pasur frikë Enverin, ‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam pasur frike as Berishën, jo më të kem frikë një ‘dhjaks’, si puna jote!

Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’!

Të na ‘rruesh’ shoku Edi!

/Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)