Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kushtetuta pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme.
Përmes një postimi në Facebook, në 10 vjetorin e Kushtetutës ai ka thënë se asnjëherë nuk do ndalen së punuari për të forcuar shtetin.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit. HTH”, ka shkruar Thaçi.
COMMENTS