Aeroplanët ushtarakë të Izraelit kanë bombarduar bazën ajrore të regjimit sirian në lindje të qytetit Homs, raporton The Guardian, duke cituar ushtrinë ruse dhe siriane.
Ushtria e Rusisë ka thënë se dy avionë ushtarakë të Izraelit kanë sulmuar nga hapësir ajrore e Libanit, ndërsa për këtë nuk janë deklaruar akoma zëdhënës së ushtrisë izraelite.
Televizioni publik i Sirisë ka raportuar për eksplodimet e zhurmshme në bazën ajrorëe në shkretëtirën në lindje të qytetit Homs, në orët e mëngjesit të së hënës transmeton Express.
Televizioni publik menjëherë ka raportuar se sulmi sipas gjitha gjasave ka ardhur nga Amerikan, mirëpo këtë e ka demantuar Pentagoni.
Mediat në Liban kanë publikuar video ku shihen pamjet e avionëve ushtarakë ose raketave duke fluturuar ulët në qiellin e Sirisë. Së paku 14 veta kanë vdekur, shumica e të cilëve janë irianian ose anëtarë të grupit të Iranit.
Dje është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim. /Express/
COMMENTS