Këngëtarja Xhensila Myrtezaj festoon gjatë ditës së sotme 25-vjetorin e lindjes.
Për t’ia bërë më të bukur këtë mëngjes ditëlindje padyshim që ka menduar bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video ku na tregon një pjesë të shtëpisë së saj të mbuluar nga tullumbacët, zbukurime dhe lule me bazë ngjyrën rozë.
“O Besaruqe po çfarë më ke bërë kështu mo jetë”,-është shprehur Xhensila mjaft e emocionuar nga surpriza që i kishte rezervuar Besi.
Aktualisht çifti është duke pritur fëmijën e tyre të parë, e cila do të jetë vajzë./Gazeta Express/
COMMENTS