Flet gruaja e gylenistit të dëbuar nga Kosova, mohon bashkëpunimin me prokurorinë

Flet gruaja e gylenistit të dëbuar nga Kosova, mohon bashkëpunimin me prokurorinë

Skandal në Itali/ Edukatorja godet me pantofla fëmijën (Video)

Bashkëshortin e ka në Stamboll e vetë është në Prishtinë. Nga këtu Fatma Karakaya mohon se burri i saj, Osman Karakaya po bashkëpunon ne prokurorinë turke pas dëbimit që u bë nga Kosova bashkë me pesë bashkëvendas të tij.
“Absolutisht nuk janë të vërteta lajmet në mediat turke. Burri im akoma nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria turke por edhe kur të ndodh nuk ka pse të mbajë fajësi sepse nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme’, tha ajo për Klan Kosovën.

Nga avokati i burrit ajo u njoftua gjithashtu se kardiokirurgu është mirë. Megjithatë Fatma thotë se ka frikë për fatin e familjes së saj.

“Km frikë për vetën, kam frikë për bashkëshortin, kam frikë për fëmijët dhe për të ardhmen tonë’, thekson ajo.

Ajo thotë se ka beson te autoritetet e Kosovës çka nuk mund ta thotë edhe për ato turke.

Nëna e tre fëmijëve kërkon nga organet kosovare që të zbardhet rasti në tërësi derisa bën me dije se tashmë ka aplikuar për mbrojtje në organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)