“Surprizon” deputeti italian, i paguan hajdutit shqiptar kurimin në spital, por i lutet të largohet

“Surprizon” deputeti italian, i paguan hajdutit shqiptar kurimin në spital, por i lutet të largohet

Coca-Cola ofron 1 milion dollarë për personin që do i zgjidhë këtë problem

Deputeti italian Angelo Ciocca i ka bërë një vizitë “blic” në spital 26 vjeçarit shqiptar që u plagos nga pronari i një shtëpie pasi tentoi ta grabiste.
Gjatë vizitës në spital ai i dorëzoi një “çek” duke i thënë: Kurimi jot na kushton 6,500 euro.

Gjatë vizitës në spitalin San Matteo në Pavia, Ciocca bisedoi me shqiptarin Zef Tuci, i cili ndodhet aty pasi u plagos nga Antonio Bonfiglio, pesëdhjetë vjeçari nga Casteggio, dy javë më parë, pasi e pikasi teksa tentoi që gjatë natës të grabiste në pronën e tij.

Aktualisht, njëzet e gjashtë vjeçari është në akuzë për grabitje të mbetur në tentativë.

“Krimi juaj na kushtoi 6,500 euro”, shkruhej në pankartën që mbante në duar deputeti italian duke iu referuar kostove mjekësore dhe hetimore që kanë lindur për këtë rast.


“Ju nuk duhet ta përsërisni këtë gjest, ju duhet të reflektoni dhe të kërkoni falje”, ka thënë ndër të tjera Ciocca.

Ai përfundoi: “Unë ju kërkoj si deputet, mos qëndroni në Itali nëse jeni duke planifikuar të kryeni një krim.

Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshme, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur duhet të falënderoj të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar, për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, tha ai./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)