Kryeprokurori jep detaje për vdekjen e policit në Gjilan

Kryeprokurori jep detaje për vdekjen e policit në Gjilan

Aksident me vdekje në Durrës

Vetëm një plumb është gjetur në trupin e pajetë të oficerit B.I., i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në një kafene në Gjilan.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se dyshohet se ka pasur vetëm një goditje me plumb në trupin e oficerit 43-vjeçar.

“Është interesant se edhe ata dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë dicka, sepse vetëm një plumb është gjetur në trupin e oficerit”, ka thënë Maloku për Insajderin.

Kryeprokurori i Gjilanit ka thënë se indikacionet e para tregojnë për dyshimin e vetëvrasjes së oficerit nga Gjilani.

“Ne do të shohim, nuk do të dalim në përfundim njëherë nëse është vetëvrasje apo vrasje, megjithatë të gjitha pistat të tilla tregojnë se më tepër ka akt të vetëvrasjes”, ka thënë Maloku.

Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Po, ka vdekur oficeri i Policisë së Kosovës”, ka thënë Azizi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)