Kryemadhi: Veliaj nuk do jetë më kandidat i PS-së për Tiranën

Kryemadhi: Veliaj nuk do jetë më kandidat i PS-së për Tiranën

Tronditëse: “Sali Berisha burgosi edhe Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, deklaroi sot se për mendimin e saj Erion Veliaj nuk do të jetë kandidatura e Partisë Socialiste në zgjedhjet e reja lokale.
Sipas saj ai e errëson figurën e Edi Ramës dhe për këtë arsye, kryeministri nuk do t’ia ripropozojë atë sërish qytetarëve të kryeqytetit për ta votuar.

Në Tiranë, pse e diskriminoni pozitivisht Erion Veliaj, pra duke e mbështetur atë, ndryshe nga bashkitë e tjera?

“LSI është me qytetarët, është me qytetarët dhe jo me individët. LSI do jetë shumë e kujdesshme me listat, do të vendosin strukturat e partisë qoftë me listat e këshilltarëve, qoftë të deputetëve. Listat do të jenë të organizuara nga strukturat jo vetëm në qarqe, por do t’i nënshtrohen edhe diskutimit në kryesi.

Veliaj është vetë në një situatë shumë të vështirë sot, nëse do të jetë ai personi që do të ndjekim gjurmët e Ramës, si kryetar i ardhshëm i PS dhe si kryeministër. Unë e shoh Veliajn në shumë vështirësi, sepse të qenit kryetar bashkie me një qeveri që të krijon mundësi shumë më të mëdha, do të jetë përballë një sfide shumë të madhe, duke parë problemet psikologjike që ka Rama me njerëzit që i bëjnë hije figurës së tij. Unë mendoj se Rama nuk do ta rikandidojë, sepse Veliaj e errëson figurën e Ramës, tha Kryemadhi në “5 pyetje nga Babaramo”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)