“Për herë të fundit putha Robert Ndrenikën”, Kondi: Nuk e kisha bërë ndonjëherë e shkreta

“Për herë të fundit putha Robert Ndrenikën”, Kondi: Nuk e kisha bërë ndonjëherë e shkreta

Lipjanasi me shumë fat, takohet me kuzhinierin e famshëm

Ende pa u rehatuar mirë, Marjana Kondi e gjeti veten përballë pyetjeve “pikante” të fëmijëve.
Aktorja e humorit, e ftuar këtë të hënë në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan, u pyet për puthjen e saj të parë.

Por kur Kondi tha se nuk e mbante mend, atëherë fëmijët i kërkuan që të tregonte për puthjen e dytë. Duke qenë se as këtë nuk e mbante mend, të vegjlit nuk u dorëzuan dhe e pyetën për puthjen e fundit.

E gjendur përballë insistimit të vogëlushëve, aktorja zbuloi se puthjen e fundit e kishte shkëmbyer me Robert Ndrenikën, në filmin “Rrokullisje”.

“Puthjen e parë nuk e mbaj mend, por puthja e fundit ka qenë puthja me profesor Robert Ndrenikën në filmin “Rrokullisja”. “

Kondi madje tha se nuk kishte puthur ndonjëherë më parë një koleg në film.

“Unë se kisha bërë ndonjëherë e shkreta dhe nuk e di sesi e mora përsipër. Ai ishte një moment kështu, tak tak në sekondat e fundit”./tvklan.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)