Ministria e Brendshme mbyll analizën për dhunën në Kukës, a kanë faj policët?!

Ministria e Brendshme mbyll analizën për dhunën në Kukës, a kanë faj policët?!

Britma dhe pamje nga momenti i kidnapimit të një femre në Prishtinë (Video)

Një ditë pasi prokuroria e Kukësit njoftoi regjistrimin e procedimit penal për efektivët e policisë që morën pjesën në ruajtjen e sigurisë gjatë protestës në Kalimash, Kontrolli i Brendshëm shprehet se efektivat e rendit nuk i kanë tejkaluar kompetencat.
Në përgjigje të interesimit të Ora News, burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme

u shprehën se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, ka kryer
verifikimet për veprimet e policisë, gjatë protestës së 31 marsit në Rrugën e
Kombit dhe nuk ka rezultuar të ketë pasur shkelje apo veprime arbitrare.

Në këto kushte-vijon reagimi, SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe
Ankesat) nuk ka depozituar procedim penal në prokurori në lidhje me këtë rast.

Përsa u përket verifikimeve të Kontrollit të Brendshëm, burime jozyrtare shtuan se
janë këqyrur kamerat e sigurisë së koncensionarit, janë shfrytëzuar filmimet e
vetë policisë, janë parë kronikat televizive, si dhe u ballafaquan dëshmitë e
vetë grupit prej afro 80 efektivësh që ndodheshin në Rrugën e Kombit.

Sipas SHÇBA, nga analiza paraprake, ka rezultuar se policia ka reaguar në mënyrë profesionale, duke ruajtur standardet e kundërpërgjigjes në rast sulmi, brenda parametrave ligjorë.
Të hënën, prokuroria e Kukësit tha se ka regjistruar një procedim penal për kryerje të veprimeve arbitrare nga efektivët e policisë, duke mos specifikuar numrin e saktë. Gjatë përplasjes në Kalimash u plagosën 14 efektivë policie dhe disa protestues.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)