Vuçiq vuan nga skleroza, harron çfarë ka nënshkruar Serbia në Bruksel

Vuçiq vuan nga skleroza, harron çfarë ka nënshkruar Serbia në Bruksel

AHMETI KOMENTON DORËHEQJET NË VETËVENDOSJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duket se është duke vuajtur nga skleroza, një sëmundje e shpeshtë e harresës.
Ai në një intervistë për RTS ka gënjyer publikisht se e di përmend marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, që flasin për themelimin e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (ASK).

Sipas tij, në këto marrëveshje askund nuk figuron që ASK duhet të themelohet, bazuar në ligjet e Kosovës. Por, një shikim në nenet e para të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë e demantojnë pohimet e tij.

Në nenin 4 të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë thuhet se “Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejt të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit…”.

Vuçiq ka akuzuar Bashkimin Evropian, që përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Jam i befasuar me një deklaratë të tillë. 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e Qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës.

Por, duket se Vuçiq asnjëherë nuk i ka lexuar marrëveshjet që vet Serbia i ka nënshkruar, sidomos nenet e para të tyre ose mund të ketë kapluar sëmundja e harresës.

Në Parimet e Përgjithshme të ASK-së qysh në nenin e parë thuhet se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një bashkësi i komunave siç parashihet me marrëveshjen e parë, ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe ligjet e Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)