VETËVENDOSJE AKUZON GDP-NË SE UA VODHI PROJEKTLIGJIN PËR REFERENDUM, GDP THOTË SE ËSHTË NISMË E FATON TOPALLIT

VETËVENDOSJE AKUZON GDP-NË SE UA VODHI PROJEKTLIGJIN PËR REFERENDUM, GDP THOTË SE ËSHTË NISMË E FATON TOPALLIT

Dogana e Kosovës: Vendimi për rritjen e taksës 100% është duke u zbatuar në tërësi

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka akuzuar Grupin e Pavarur të Deputetëve se ka përvetësuar Projektligjin për Referendumin, i cili është përgatitur nga ana e tyre.

“Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum. Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do t’a procedojmë këtë projektligj në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas saj, projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes Vetëvendosje, i njëjti pa ndryshuar asgjë.

“GDP ka pasur mundësi ta dërgoj një draft tjetër. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme. Konkurrencën le t’ia bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë!“, ka shkruar Haxhiu.

Por, GDP ka një tjetër tregim për këtë iniciativë.

Dardan Sejdiu, kryetar i Grupit të Pavarur të Deputetëve, të cilët kanë dalë nga gjiri i Vetëvendosjes, thotë se këtë temë e ka nisur deputeti Faton Topalli qysh në vitin2016.

“Është një ligj i rëndësishëm. Mendoj se nuk ka rëndësi kush e inicon një ligj të rëndësishëm. Me rëndësi është që ligji të ecën përpara. Topalli ka qenë në krye të kësaj teme gjithmonë, ai ka qenë edhe në atë kohë personi përgjegjës për temën”, ka thënë Sejdiu për gazetën Insajderi.

Sejdiu ka bërë të ditur se projektligji tashmë është proceduar dhe kjo sipas tij është një lajm i mirë për të gjithë.

“Tashmë ligji po procedohet. Unë besoj se ashtu sikurse ne që e kemi përkrahur Vetëvendosjen në shumë nisma të tyre, pra në të gjitha, nuk besoj se duhet që të bëhet diskutimi në këtë format dhe në këtë nivel”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se është një nismë dhe një ligj i mirë.

“Është një punë që Topalli e ka përcjellë dhe po e përfundon”, ka thënë Sejdiu për gazetën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)