Industria e mishit “Kuvilab” zbaton standardet Europiane

Industria e mishit “Kuvilab” zbaton standardet Europiane

Bëhet transplanti i parë në botë i organit gjenital mashkullor

Kohëve të fundit kemi qenë dëshmitar të skandaleve të shumta me mish të skaduar apo të cilësisë së dëmshme të cilat ose importohen ose prodhohen në vendin tonë me kushte nën minimale. Kuptuam se ndërmarrës të papërgjegjshëm kanë tregtuar me produkte të dëmshme të mishit, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Me fajin e disa ndërmarrësve të papërgjegjshëm po dëmtohen edhe prodhuesit vendor duke krijuar perceptimin se produktet e prodhuara në vendin tonë nuk janë të cilësisë së duhur.

Një rast krejt i kundërt është kompania vendore për përpunimin e mishit Kuvilab, e cila zbaton standardet më strikte të cilësisë. Gjatë javëve të fundit Kuvilab e ka vërejtur këtë ndikim negativ përmes ndryshimit të trendeve të blerjes tek konsumatorët – edhe pse në Kuvilab zbatohen standardet më strikte të sanitarisë dhe cilësisë.

Të prodhuara sipas ISO, HAACP dhe Hallall, produktet e Kuvilab janë të kursyera nga vaji i palmës dhe shtojcat e dëmshme, ndërsa lënda e parë importohet nga Holanda me të gjitha kontrollet dhe certifikatat në vendin e origjinës. Teknologjia e zbatueshme ne Kuvilab është si rezultat i mbi 400 orëve trajnim profesional i stafit në prodhim, dhe e përcjellur nga praktikat super strikte të sanitarisë – përfshi Praktika të Mira Prodhimi (PMP) dhe Praktika të Mira Higjiene (PMH).
“Jemi prekur emocionalisht dhe financiarisht nga bërlloku që konsumohet në vendin tonë, sidomos kur ne si përpunues e dimë se çfarë kualiteti të lartë i ofrojmë tregut. Cilësinë e ruajmë me fanatizëm edhe pse shpesh na është dashur ta sfidojmë edhe qëndrueshmërinë e biznesit tonë”, është mesazhi i Drejtorit të Kuvilab, Labinot Talla duke vazhduar “… është mëkat që qytetarët e vendit tonë rrezikojnë shëndetin e tyre duke konsumuar produkte të dyshimta dhe pa kontroll të cilësisë, kur në treg gjinden produktet e Kuvilab të kualitetit të lartë dhe me çmime konkurruese”.Image may contain: indoor
Sidomos kur është fjala për ushqimet me qëndrueshmëri të ulët siç është mishi, certifikimet e shumta të cilësisë janë një mjet i duhur matës për cilësinë e atyre produkteve.

Në anën tjetër inspektoratet përkatëse në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në rastet më të mira janë reaktive dhe përderisa skandalet me produkte të dëmshme mishi po shtohen kjo na len të kuptojmë se nuk bëjnë mjaftueshëm vizita të pa lajmëruara tek subjektet prodhuese dhe përpunuese.

Duke qenë ndër kompanitë e para dhe më të standardizuarat për përpunimin e mishit në Kosovë, Kuvilab tashmë ka filluar të eksportoj për në vendet e rajonit dhe është në prag të fillimit të eksportit në vendet e Evropës Perëndimore.Displaying 124.jpgDisplaying 1.JPG

Displaying 2.JPGDisplaying 4.JPGDisplaying 6.JPG

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)