JA SI JANË POZICIONUAR FORCAT NË MESDHE

JA SI JANË POZICIONUAR FORCAT NË MESDHE

QEVERIA ME PLAN PËR ULJEN E PAPUNËSISË

Me rritje të tensioneve dhe të konfliktit në Siri, ty dyja palët janë duke i publikuar informatat mbi armatimin e tyre, e sidomos po theksohet numri i anijeve të cilat gjenden në afërsi të Sirisë.
Ja si janë pozicionuar forcat në Mesdhe
Marina amerikane ka kumtuar më herët se aeroplanmbajtësi “Harry S. Truman” bashkë me një grup të anijeve i cili po e përcjellë, prej të mërkurës është stacionuar në Evropë, në Detin Mesdhe.

 

Duke u bazuar në xhirime satelitore të cilat i ka publikuar kompania ISI edhe anijet e flotës ruse kanë dalë nga baza siriane Tartus.

Në rrjetet sociale është paraqitur një hartë në të cilën shihet renditja e detajuar e forcave në Mesdhe.

Siç mund të shihet, në atë rajon gjendet flota e gjashtë e marinës luftarake amerikane.

Gjashtë anije luftarake amerikane gjenden në Mesdhe në afërsi të Sirisë.

Pretendohet se edhe një fregatë ushtarake franceze është nisur kah Siria dhe se baza ajrore britanike në Qipro është e gatshme për sulm.

Në Mesdhe momentalisht gjithashtu gjenden edhe dy nëndetëse amerikane dhe një britanike.

Edhe aeroplanmbajtësi “USS Nimitz” me përcjelljen e vet nga pesë anije luftarake është nisur kah Siria në përcjellje të helikoptermbajtësit “USS Kearsarge”.

Amerikanët gjithashtu kanë në afërsi të Sirisë edhe tri baza ajrore, dy në Turqi dhe një në Jordani.

Rusia kohë më parë e ka dërguar flotën e vet të Detit të Zi kah Siria dhe momentalisht në këtë shtet gjendet grupi i saj ushtarak i Mesdheut me gjashtë anije, me nga një destrojer dhe një anije e cila mban raketa vetë fluturuese, si dhe një anije për shkatërrimin e nëndetëseve në përcjellje të tri anijeve tjera./Insajderi.com.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)