Projektligji për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, nuk ka arritur të miratohet në seancën e sotme të paraparë e cila zgjati deri në këto orë të vona të së mërkurës.
Pika për rishikimin e buxhetit nuk kaloi pasi nuk pati vendimmarrje për shkak të mungesës së deputetëve.
Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 60 deputetë, ndërsa për ta miratuar rishikimin e buxhetit nevojiteshin 61 deputetë, njofton Klan Kosova.
Në bazë të kësaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, vendosi që vazhdimi i seancës të mbahet të entjen në ora 10.00.
Tri partitë në pushtet, PDK, AAK e Nisma, deklaruan se do ta mbështesin rishikimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2017-të, megjithatë dy partitë opozitare LVV e LDK thanë se nuk e votojnë rishikimin e buxhetit.
COMMENTS