Kosovari që theri gruan 12 herë me thikë del sot para gjykatës në Austri

Kosovari që theri gruan 12 herë me thikë del sot para gjykatës në Austri

Plan ideor për reformimin e shëndetësisë në Lipjan

Këtë të enjte, një kosovar 25-vjeçar do të paraqitet para trupit gjykues në Graz të Austrisë. Ai akuzohet se ka vrarë shoqëruesen e tij me 12 të goditura me thikë. Paraprakisht, ai e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë.
Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me këtë rast është konsumuar edhe alkool. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon e që përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar mikeshën se po e tradhëtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj eskalon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”, përcjell Albinfo.ch.

Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, për t’ia shkurtuar vuajtjet, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.

Pas krimit makabër, kosovari personalisht i është lajmëruar policisë, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë. Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike. Mirëpo, ai edhe më herët ka qenë i njohur për dhunën e tij, pasi e kishte lënduar ish të dashurën e tij.

Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësie tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një foshnje tremuajshe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)