Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon.
Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.
“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”, thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.
Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.
COMMENTS