Alkool dhe prostitucion, çfarë ndodh në Tiranë pas mesnate

Alkool dhe prostitucion, çfarë ndodh në Tiranë pas mesnate

Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës ia thotë Vuçiqit disa fjalë pas problemeve me zemrën

Një investigim i portalit “Truthdig“ lidhur me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, ka prekur edhe Shqipërinë.
Julie Bindel, autorja e artikullit, shkruan se ka udhëtuar në Kamboxhia, Afrikën e Jugut dhe vendin tonë.

Në pjesën për Shqipërinë, në reportazhin me titull “Femrat, viktima të tregtisë së seksit: ‘Mallrat e zhveshur’, jetët e dëmtuara”, shkruhet:

Zona kryesore e prostitucionit rrugor në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, është në pjesën e prapme të Muzeut Historik Kombëtar. Më është thënë të takoj një njeri të njohur si R.T. jashtë hyrjes kryesore. U drejtova te R.T. nga një pronar bari që kontaktova, teksa pretendoja se kërkoja për vajza, që ti bind të vijnë në Londër për të punuar në klubin tim lapdance.

R.T. duket si një stereotip i një tutori të Evropës Lindore. Ai ka veshur një xhaketë lëkure të zezë, të rëndë, pavarësisht nga mbrëmja e ngrohtë, flokët e tij të gjata, të zeza, janë mbledhur bisht dhe mban dy telefona celularë.


R.T. më prezanton me Adrianin, pronar i një klubi nate që ofron shërbime seksuale ndaj klientëve. Më kanë thënë se femrat bëjnë kërkesë për punë në klub përmes reklamave në Facebook. Takohem me Verën, një vajzë 21-vjeçare në lagjen famëkeqe të Bllokut, e njohur për klubet dhe sallat e masazheve.

Vera u trafikua në Tiranë dhe qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. “Unë jam dërguar për të punuar në një klub në Blloku,” më thotë ajo, “por e urrej.”

“Të gjitha prostitutat kanë tutorë”, thotë Vera. “Zakonisht ata janë të dashurit e tyre, ndonjëherë edhe vëllezërit më të mëdhenj. Por, ata fitojnë më shumë duke na shitur ne në klube, te pronarët e klubeve, dhe atje ne duhet të bëjmë çfarë na është thënë. Ne nuk mund të largohemi nga klubet, sepse njerëzit që na shet tek klubet na ruan në shtëpi dhe pronarët e klubeve na ruajnë në punë, kështu që ne nuk mund të bëjmë asgjë”.

Në një tjetër klub në këtë zonë, i njohur për prostitucion, përdor historinë time të mbulimit: Unë jam lezbike 55-vjeçare që nuk ka guxuar të ketë një takim seksual me një grua tjetër.

“Unë do të doja të kaloj ca kohë me një nga zonjat tuaja”, i them baristit. Ai është një njeri gazmor që maskon tronditjen e tij pothuajse menjëherë. “E di që është e pazakontë, por unë jam tërhequr nga gratë dhe e kam të vështirë t’i takoj ndryshe”.

“Ka vajza të disponueshme për të gjithë”, thotë baristi. “Mund të të sjell një grup nëse dëshiron, ose vetëm një vajzë. Për aq kohë sa mund të paguani, mund t’iu gjejmë një vajzë”.

Njëra nga femrat që punojnë në bar ecën duke u lëkundur ndaj meje, duket se ka pirë. I bërtet banakierit, por nuk e kuptoj se çfarë i thotë. Një grua tjetër bashkohet, dhe një bisedë vjen pas. Atmosfera është kthyer në toksikë dhe unë tregoj se do të kthehem së shpejti dhe largohem nga klubi.

Shkoj në Vlorë, një qytet bregdetar në fundin jugor të Detit Adriatik, për të vizituar Qendrën Psiko-Sociale Vatra, një organizatë joqeveritare që ofron mbështetje për gratë dhe vajzat që janë trafikuar në tregtinë seksuale.

Më kanë thënë oficerët e policisë dhe krerët e organizatave bamirëse se lufta kundër trafikimit seksual po fitohet në Shqipëri. Por, intervistat që bëj me zyrtarë të tjerë më tregojnë diçka të ndryshme.

Balida, më thotë personi që më prezanton me të, është një eksperte kundër trafikimit që punon në stacionin e policisë në Vlorë, e cili ka një problem të tmerrshëm me trafikimin dhe prostitucionin.

Në një fazë, pothuajse çdo punë në qytet ishte disi e lidhur me trafikimin e grave dhe vajzave në bregdetin e Shqipërisë.

Qoftë në prodhimin e gomoneve që transportojnë gra në Brindisi të Italisë, drejtimin e hoteleve që strehonin vajza dhe grat gjatë procesit të trafikimit, ose sigurimin e shërbimeve të sigurimit ose pastrimit të parave për bandat kriminale, në shumë mënyra ekonomia u rrit – të paktën për bandat kriminale dhe sipërmarrësit – nga blerja dhe shitja e femrave.

“Vajzat janë prostituta, madje edhe nëse trafikohen, nuk ndihmojnë vetveten, sepse ato kurrë nuk do të japin deklarata për tutorët”, thotë Balida kur takohemi në një kafene pranë stacionit të policisë.

Duket e pabesueshme që një e ashtuquajtur eksperte e trafikimit nga policia, ka një pikëpamje indiferente për femrat dhe nuk duket veçanërisht e interesuar në arrestimin e atyre që bëjnë trafikimin.

Edhe pse disa akademikë argumentojnë se për gratë shqiptare që ikin nga vështirësitë dhe varfëria, puna seksuale është shumë më e preferueshme se puna në fabrikë, jetët e grave të trafikuara jashtë vendit nuk përmirësohet. Pas kthimit të tyre në Shqipëri, duke u trafikuar në vende të tilla si Italia, Belgjika dhe Britani, shumë gra tregojnë histori të tmerrshme në lidhje me përvojat e tyre në bordello. Disa gra, si Silvana Beqiraj, as nuk jetojnë për të treguar historitë.

Pas Beqirajt, nga Shqipëria rurale, e cila u gjet e vdekur në një kanal në Francë në vitin 2014, unë shkova në fshatin e saj të lindjes për të hetuar. Beqiraj la fshatin e varfër të Ndërmenasit në rrethin e Fierit në vitin 2011, duke u thënë prindërve se do të shkonte në Montpellier për të punuar si pastruese. Tre vjet më vonë, trupi i saj i zhveshur u gjet në një kanal. Personi që më fiksoi takimin, një gazetar lokal, më tregon se familja e mohon nocionin se Beqiraj mund të ketë qenë trafikuar dhe se ata janë dyshues ndaj të huajve që bëjnë pyetje që mund të sugjerojnë këtë.

Gjatë rrugës për në Fier, më thanë se ka përdorime të dograve të forta në fshatrat përreth dhe se disa të rinj po i shfrytëzojnë për prostitucion femrat aty që të paguajnë për të paguar për blerjen e heroinës dhe kokainës.

Shkoj në fermën e Beqirajit rreth mesditës. Familja është qartësisht e varfër; shoqëruesi im më tregon se babai nget një taksi për të plotësuar të ardhurat e pakta që vijnë nga ferma.

Nëna e Beqirajt, Yllka, me sytë e saj mbushur me lot, më përshëndet në derë, duke fshirë duart në përparëse. Pa hezitim, ajo më tregon për vdekjen e vajzës së saj dhe se si ajo nuk ka fjetur mirë që nga ajo kohë. Yllka shkon në një tavolinë të modës së vjetër në qoshen e kuzhinës dhe nxjerr një dosje të madhe. “Këtu është pasaporta e saj, dhe certifikata e saj e vdekjes, dhe të gjitha letrat e tjera”, thotë duke qarë. “A mund të bëni diçka për të na ndihmuar?”

Më tej në artikullin e saj, Julie Bindel tregon më shumë për rastin e Silvana Beqirajt, e më pas për takimin me një vajzë të quajtur Valmira në Vlorë, e cila i rrëfen historinë e saj sesi u trafikua.

Në mbyllje të artikullit, ajo shkruan: Në Kamboxhia, Afrikën e Jugut dhe Shqipëri, zbulova se trafikimi për prostitucion është një mënyrë me shanse për sukses për shfrytëzuesit për të jetuar. Në të tre vendet, dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, varfëria dhe dominimi ekstrem mashkullor ka krijuar një kontekst në të cilin burrat që paguajnë për seks nuk janë të stigmatizuar, por gratë dhe vajzat e shitura shihen si mallra të prishura.

Burrat, si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe U.K. udhëtojnë rregullisht në këto vende si turistë të seksit dhe paguajnë për seks me gratë dhe vajzat më vulnerabël dhe të margjinalizuar. Prania në të tre vendet e agjencive ndërkombëtare të ndihmës, organizatave bamirëse dhe organizatave joqeveritare që supozohet të punojnë drejt zhvillimit të demokracisë dhe infrastrukturës më të mirë të shoqërisë civile duket se bëjnë relativisht pak për të trajtuar problemin e trafikimit seksual. Në të vërtetë, siç e kemi dëgjuar gjatë disa muajve të fundit, disa organizata e përkeqësojnë problemin.

Derisa pagimin i seksit në çdo rrethanë është i stigmatizuar dhe kriminalizuar, dhe gratë e vajzat ndihmohen për t’i ikur tregtisë seksuale, trafikimi do të vazhdojë të lulëzojë dhe abuzuesit do të veprojnë pa u ndëshkuar./syri

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)