Goran Rakiq po e bllokon hapjen e urës së Mitrovicës

Goran Rakiq po e bllokon hapjen e urës së Mitrovicës

Sejdiu: Me dallavere nuk fitohet Prishtina

Pas këmbënguljes së Maja Kocijancic, për hapjen e urës në Mitrovicë, e cila tha se duhet të hapet “pa vonesa”, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se një deklaratë e tillë nuk është e bazuar në atë që është rënë dakord.
Rakiq ka thënë se ata janë duke punuar në implementimin e saja që është rënë në dakord “zbatimi i plotë i Marrëveshjes për urën nuk mund të jetë pa përdorimin e një pjese të marrëveshjes për delimitimin e fshatit Suhodoll”.

Kocijancic kujtoj se herën e fundit në Bruksel është diskutuar për urën, duke thënë se këtë çështje duhet ta zgjedhin së bashku Mitrovica jugore dhe veriore.

Sipas Rakiqit, ndërmjetësuesit kanë rënë dakord që ura do të hapet kur palët të bien dakord dhe jo kur dikush ta kërkon atë, transmeton lajmi.net.

Më pas ai ka thënë, se aspekti i sigurisë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, për çka çështja e urës në Mitrovicë është temë në dialogun në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deri në këtë moment, nuk po shohë as në aspektin e sigurisë, as në ndonjë supozim tjetër nuk është bërë për të hapur urën”, thotë Rakiq, shkruan RTS.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)