Ministri i Jashtëm francez “zbulon” se kush e “shpëtoi” Gjuriqin në Prishtinë

Ministri i Jashtëm francez “zbulon” se kush e “shpëtoi” Gjuriqin në Prishtinë

Mehmet Seferi zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2020

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca ka bërë ndërhyrje të menjëhershme për incidentin e 26 marsit kur Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën e veriut.
“Franca ka ndërhyrë menjëherë, ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ndërhyri për Gjuriqin”, ka thënë Le Drian gjatë një konference për shtyp pas takimit me presidentin serb, Vuçiq.

Siç thotë ai për Kosovën dhe Serbinw, “duhet të zgjidhen konfliktet” mes shteteve, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, Le Drian thotë se marrëveshjet e Brukselit janë “të mira, duhet të zbatohen dhe të respektohen nga të dyja palët”.

Kujtojmë, se Njësia Speciale e Kosovës më 26 mars në veri të Mitrovicës arrestoi drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq, pasi nuk kishte përfillur refuzimin e kërkesës që i kishin bërë institucionet e Kosovës. /Lajmi.net/

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)