MUSTAFA TAKON KRYETARIN E PEJËS, QË ASPIRON TË JETË KANDIDAT I LDK-SË PËR KRYEMINISTËR

MUSTAFA TAKON KRYETARIN E PEJËS, QË ASPIRON TË JETË KANDIDAT I LDK-SË PËR KRYEMINISTËR

Afati për thirrjen e Kuvendit ka filluar, ja sa ditë kanë mbetur

Për herë të parë pas kthimit nga Gjermania, Isa Mustafën e kanë takuar sot dy kryetarë të komunave: Gazmend Muhaxheri nga Komuna e Pejës dhe Imri Ahmeti nga Komuna e Lipjanit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka pritur sot në shtëpinë e tij dy kryetarët e komunave, të cilët fituan pa balotazh në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit, të vitit të kaluar, raporton Gazeta Online Insajderi.

Fotografinë e ka publikuar në rrjetin social Facebook kryetari i Lipjanit, mirëpo nuk ka njoftuar se për çfarë kanë biseduar me Mustafën.

Ndërkaq, vizita e Gazmend Muhaxherit tek kryetari i LDK-së korrespondon me deklarimin e sotëm të tij, ku shprehu dëshirën që të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme qëndrore.

Muhaxheri ka thënë sot se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
“Besoj që unë duhet të jem kandidatë për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri në emisionin “Zyra e Ankesave” të televizionit Dukagjini.

Insajderi ka provuar të kontaktojë sot me Imri Ahmetin lidhur me takimin që ai dhe Muhaxheri patën sot me Mustafën, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)