Fitore Pacolli i ndërron fjalët për atë se çfarë u fol në Zyrën e BE’së, publikon bisedën private me Blerta Deliun

Fitore Pacolli i ndërron fjalët për atë se çfarë u fol në Zyrën e BE’së, publikon bisedën private me Blerta Deliun

Mediet zvicerane shpërthejnë kundër Dacicit pasi tha: “A po luajmë kundër Zvicrës apo Prishtinës?”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë ditës së sotme ka folur për një takim që ka zhvilluar Komisioni për Integrime Evropiane me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në të cilin, sipas deputetes, kanë marrë sinjale se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash. Ajo ka treguar se Kosova ka dështuar të bëjë hapa konkretë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushtit të fundit për liberalizimin e vizave. Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta dhe kundërshtime. Më këto fjalë nuk është pajtuar as Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, që udhëhiqet nga Natalia Apostolova, Në këtë zyrë kanë thënë se në takimin e sotëm nuk është biseduar në asnjë moment për afate vizash.
Mirëpo, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tash nuk po qëndron prapa fjalëve që i ka thënë. Ajo pak minuta më parë në një postim në Facebook, ka thënë se fjalët për mos liberalizim të vizave janë qëndrim i saj, e jo që i është thënë nga BE. Pacolli në këtë postim ka publikuar edhe një bisedë që e ka bërë me deputeten e PDK’së, Blerta Deliu.

“Pas përfundimit të takimit gjatë një diskutimi që kisha me Blerta Deliun e pyeta nëse e ka të qartë se nuk do të ketë viza këtë vit. Përgjigja e saj dallon prej asaj çfarë ka deklaruar publikisht. Përgjigja e saj gjatë diskutimit që kishim pas takimit ishte se “le ta marrim këtë vit njëherë vetëm rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian…”. Blerta dhe anëtarët tjerë të komisionit e dijnë shumë mirë që edhe nëse rekomandimi do të jetë pozitiv kjo nuk garanton se shtetet e BEsë do të votojë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Pas reagimeve rreth asaj që kam deklaruar sot pas takimit me përfaqësues të zyrës së BEsë unë qëndroj prapa asaj çfarë kam thënë.

Unë thjeshtë kam thënë të vërtetën.

Janë disa sinjale që na kanë bërë të qartë se, përkundër deklarimeve të qeverisë se Kosova ka bërë hapa pozitiv për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kushti kryesor për liberalizimin e vizave nuk është përmbushur dhe rrjedhimisht nuk do të ketë liberalizim të vizave brenda këtij viti.

1. Strategjia për zgjerim e Bashkimit Evropian për herë të parë pranon se në të gjitha shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën ka kapje të shteti nga pushteti. Kjo është hera e parë dhe shpresojmë të mos jetë e fundit kur BE e thotë në mënyrë direkte gjendjen reale. Ky konstatim padyshim se do të ketë ndikim në vendimet e shteteve anëtare.

2. Raporti i shkruar nga 3 ekspertë të pavarur evropian, të deleguar nga Bashkimi Evropian, i cili u mbajt i fshehur nga publiku konstaton se institucionet e Kosovës kanë dështuar dhe nuk kanë bërë përparim sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky raport do të trajtohet me seriozitetin më të madh nga të gjitha shtetet anëtare para se të marrin vendimin për apo kundër liberalizimit të vizave.

3. Nga takimi i sotëm është e vërtetë se, për dallim prej qeverisë e cila trumpeton se liberalizimi i vizave do të ndodh këtë vit, përfaqësuesit e zyrës së BEsë nuk kanë përmendur asnjë datë për liberalizimi e vizave. Dhe pikërisht kjo është çështja. Pra, në takim u deklarua se shpresojnë që Komisioni Evropian do të jap rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave. Nuk u tha se Kosova do të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave por thanë se shpresojnë. Nuk u tha që do të ketë liberalizim të vizave.

Po ashtu, u tha se vendimi final varet nga shtetet anëtare dhe se qeveria dhe ne si deputetë mund të ndihmojmë qeverinë që të fillojmë lobimin tek shtetet veç e veç në mënyrë që të t’i bindim shtetet se Kosova ka bërë punë të mirë në luftimin e korrupsionit. Tani? Kjo nuk na u tha para ratifikimit të demarkacionit. Pra, në vend se ne tani ta kishim përfunduar lobimin dhe tani të kishim një listë të vendeve se cilat do të votoni për liberalizimin e vizave tani flasim për lobimin. Lobimi nuk është proces që bëhet brenda një periudhe të shkurtë.

Të gjithë anëtarët e komisionit të cilët kanë reaguar ndaj deklarimit tim e kanë mëse të qartë se nuk do të ketë liberalizim të vizave. Por nuk mund ta pranojnë tani sepse kanë votuar për faljen e territorit për vizat që nuk do ti marrim këtë vit.

Pas përfundimit të takimit gjatë një diskutimi që kisha me Blerta Deliun e pyeta nëse e ka të qartë se nuk do të ketë viza këtë vit. Përgjigja e saj dallon prej asaj çfarë ka deklaruar publikisht. Përgjigja e saj gjatë diskutimit që kishim pas takimit ishte se “le ta marrim këtë vit njëherë vetëm rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian…”. Blerta dhe anëtarët tjerë të komisionit e dijnë shumë mirë që edhe nëse rekomandimi do të jetë pozitiv kjo nuk garanton se shtetet e BEsë do të votojë për liberalizimin e vizave.

Prandaj, nesë ende ka dilema rreth asaj se çfarë u diskutua le të publikohet transkripti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)