Vettingu godet një tjetër zyrtar të lartë shqiptar!

Vettingu godet një tjetër zyrtar të lartë shqiptar!

Arrestohet një femër në Lipjan

Vettingu ka goditur një tjetër gjyqtar të nivelit të lartë, pas shkarkimit që ju bë disa ditë më parë gjyqtarit të Kushtetueses Lulo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të premte nga detyra gjyqtarin e jykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, me argumentin se ka fshehur pasurinë. KPK në argumentimin e vendimit është shprehur se përveçse fshehjes së pasurisë, Besim Trezhnjeva nuk është treguar bashkëpunues me komisionin.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese e kryesuar nga Alma Faskaj vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit Besim Trezhnjeva, gjykatës në Durrës”, deklaroi KPK.

Në përfundim të seancës ku u dha dhe vendimi për Trezhnjevën, avokati i tij Fatmir Braka paralajmëroi se vendimi do të apelohet në Kolegjin e Apelimit të vettingut, duke u shprehur se KPK nuk merr për bazë mbrojtjen ligjore që i është bërë gjyqtarit, pavarësisht se pretendon se është kryer mbi të një analizë e thelluar e fakteve.

“Nuk e quaj normale, megjithatë ata kanë vendosur kështu. E keqja është se asnjë e drejtë jona e mbrojtjes nuk u mor parasysh, nuk ka gjykim, aty thuhet se ka gjykim të thelluar që s’është e vërtetë, sepse gjykimi i thelluar duhet që ne të na ishte bërë ekspertizë, nuk ka objektivitet”- tha ai./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)