Lekaj e quan pretendim të Prokurorisë aktakuzën e ngritur ndaj tij

Lekaj e quan pretendim të Prokurorisë aktakuzën e ngritur ndaj tij

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj nuk ka dashur të komentojë në lidhje me ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale.

Lekaj tha se këtë çështje do t’ia lë Gjykatës ndërsa thotë se ai ende nuk ka asnjë vendim zyrtar nga Prokuroria se ndaj tij është ngritur ndonjë aktakuzë.

“Së pari e keni gabim kur thoni se është ngritur aktakuzë. Këto janë pretendim të prokurorisë, dhe duhet të vërtetohet në gjykatë. Prandaj, unë asnjë vendim nuk e kam prej Gjykatës, por as nga Prokuroria. Nuk do të them as më shumë as më pak, por do t’ia lë fjalën Gjykatës”, ka thënë ministri Lekaj.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Lekajt me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ka qenë kryetar i Gjakovës, transmeton kp.

Ngritjen e aktakuzës ndaj Lekajt e ka konfirmuar dje prokurori special Faik Halili.

Pal Lekaj e udhëheq njërën nga Ministritë që i kanë takuar AAK-së në koalicion me PDK-në dhe Nismën. Lekaj ka qenë kryetar i Gjakovës në dy mandate.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)