Edhe nesër “nxehtë”

Edhe nesër “nxehtë”

Pensionohet Kompany?

Tri ndeshjet e nesërme të javës së 27-të të Vala Superligës së Kosovës pritet të jenë “të nxehta” duke marrë parasysh se gjashtë skuadrat që do të paraqiten në fushë nuk e kanë asnjë mundësi kalkulimi. Në Pejë, Besa do të jetë “mysafire” e Prishtinës. Rivalët e vjetër në ndeshje hyjnë me ambicie plotësisht të ndryshme. Besa shpreson që duke shfrytëzuar edhe epërsinë e fushës Prishtina ndeshjet si vendëse i zhvillon në Pejë) t’i befasojë kryeqytetasit dhe të bëjë një hap tjetër drejt mbijetesës në Superligë. Mirëpo, në të njëjtën kohë Prishtinës nuk i lejohet një gabim tjetër, sidomos si vendëse, pasi do ta ketë shumë vështirë të ndjekë Dritën, e cila është në formë shumë të mirë.Liria e Llapi që gjenden në pozitat 3 e 4, po ashtu do t’i kërkojnë pikët me ngulm në mënyrë që të mbajnë hapin me skuadrat e kreut të renditjes. Ndeshja në “Përparim Thaçi” mund të qartësojë në masë të madhe synimet e tyre për javët e ardhshme. Ndërsa, në Skenderaj zhvillohet derbi kuqezi ndërmjet Drenicës e Flamurtarit. Vetëm një pikë larg zonës së barazhit gjendet skuadra e trajnerit Sadat Pajaziti, prandaj gabimi eventual në “Bajram Aliu” mund të ketë pasoja të mëdha. Ndërsa, për Flamurtarin çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të ishte i pranueshëm.
Vala Superliga – Java e 27-të
E premte:
Gjilani – Feronikeli
E shtunë:
Liria – Llapi
Prishtina – Besa
Drenica – Flamurtari
E diel:
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – VllazniaNdeshjet fillojnë në orën 15:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)