REAGIMI RUS PËR SULMET NË SIRI

REAGIMI RUS PËR SULMET NË SIRI

Kadri Veseli prapë zotohet para amerikanëve se nuk e zhbëjnë Specialen

Tri objektivat janë goditur gjatë sulmit, i cili zgjati rreth një orë, një qendër kërkimore në Damask, një depo për ruajtjen e armëve kimike dhe një qendër komande në Homs, ku sipas televizionit sirian, tre persona janë plagosur. Janë lëshuar rreth 100 deri 120 raketa. Kështu deklaroi James Mattis, kreu i Pentagonit, i cili tha se janë përdorur dy herë më shumë në krahasim me 59 raketa që u lëshuan në sulmin në Siri në vitin 2017.

Reagimi i Rusisë, përmes ambasadorit në Shtetet e Bashkuara, ka qenë i fortë: “Sulmi është një shuplakë e papranueshme për presidentin tonë Putin dhe nuk do të mbetet pa pasoja”.

Ai më pas shtoi se një numër “i konsiderueshëm” raketash të nisura ishin “ndërprerë ose rrëzuar” nga sistemet e mbrojtjes siriane. Franca siguron që “Rusia është paralajmëruar përpara fillimit të sulmeve”. Më pas ka ardhur komenti i Ministrisë së Jashtme siriane: “Një agresion barbar dhe brutal”. Tone të ashpra edhe nga Ministri i Jashtëm iranian: «Do të ketë pasoja rajonale». Megjithatë, Moska vuri në dukje se raketat nuk goditën as bazat, as njerëz dhe as automjetet ruse. Ka reaguar edhe Izraeli, i cili e përcakton sulmin si “të justifikuar”. Mbështetje edhe nga Kanadaja dhe Japonia. Koalicioni gjithashtu ka marrë mbështetje nga Turqia. Por operacioni duket se ka ngjallur disa polemika brenda Kongresit Amerikan, sepse Trump, përpara se të urdhëronte, nuk kërkoi asnjë autorizim. Sipas disa vëzhguesve, SHBA, Franca dhe Britania ende mund të kishin arritur marrëveshje me Rusinë për të shmangur një përshkallëzim të pakontrollueshëm të luftës. Veprimi tani për tani duhet të kufizohet në një natë dhe prandaj do të ketë aromën e një paralajmërimi ndaj qeverisë së Asadit, edhe pse burimet e administratës amerikane kanë shpjeguar se “operacioni nuk ka mbaruar. Ajo që keni parë sonte nuk është fundi i përgjigjes amerikane, plani siguron shumë fleksibilitet, që lejon bombardime të mëtejshme. / Bota.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)