Deputeti demokrati i Shkodrës, Bardh Spahia, ka konfirmuar se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër.
Këtë lajm, Spahia e ka dhënë teksa bashkë me shkodranët ishin mbledhur për të protestuar kundër skemës së re të TVSH-së për bizneset e vogla. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një vizitë në Shkodër ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihet edhe biznesi.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa shton se me to do qëllojë kryeministrin Rama.
“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. Do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, këto nuk kurrë gja”, thotë shkodrani.
/Express
COMMENTS