KF Ulpiana vazhdon traditën e fitoreve si musafir

KF Ulpiana vazhdon traditën e fitoreve si musafir

KF Ulpiana e shkrinë Çelikun

Futbollistët e Ulpianës së Lipjanit kanë vazhduar traditën e fitoreve (0-2) si musafir dhe me këtë kanë bërë një hap para drejt pozitës së katërt në tabelë.

Në fakt KF Çeliku asnjëherë nuk ka arritur të nxjerrë pikë nga KF Ulpiana, dhe kjo vazhdon të mbetët për ta “bastion i pathyeshëm”, pavarësisht formës së dy ekipeve, njofton Ulpianapress.

Ndeshja e së shtunës filloi me matje reciproke të forcave, perderisa ishin musafirët që filluan të bëjnë dalëngadalë trysni ndaj vendasve, të ndihmuar edhe nga tekniku Duriqi i cili për asnjë minut nuk rreshti së konsoliduari skuadrën. U deshtën plotë 36 minuta lojë për të parë golin e parë, një top të harkuar në zonë e goditi super talenti i ri i Ulpianës L.Tasholli për 0 me 1. Ishte kjo epersi e merituar e musafirëve, të cilët fare lehtë kanë mundur të shenojnë edhe në minutën 42, ku për shkak të pasigurisë së portieritit vendas dhe mbrojtjes së vendasëve, u krijua tollovi në zonë, por as sulmuesit e Ulpianës nuk u gjenden më mirë dhe rasti shkoi në pakthim dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Lojtarët e Ulpianës ishin me të vendosur në fillim të pjesës së dytë dhe, së pari Tasholli (59’) e veçanërisht Hashani(61’) u munduan të rrezikojnë portierin vendas, por perderisa i pari gjuan jashtë, gjuajtjen e Hashanit portieri vendës e dëbon në korne, me nderhyrje akrobatike. Megjithkëtë lojtarët e drejtuar nga tekniku Duriqi arritën që pas dominimit total të gjitë takimit të shënojnë edhe një gol të bukur nga sulmuesi D. Hashani(85’) dhe me këtë rezultat 0 me 2 të përfundojë takimi në Ferizaj ndërmjet KF Çelikut dhe KF Ulpianës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)