KRYEMINISTRI KËRKONTE MBROJTJE LIGJORE PËR ‘VRASËSIN’ E 14-VJEÇARIT NGA SUHAREKA

KRYEMINISTRI KËRKONTE MBROJTJE LIGJORE PËR ‘VRASËSIN’ E 14-VJEÇARIT NGA SUHAREKA

MUHAXHERI: REZULTATI I PEJËS MË JEP SIGURI TË JEM EDHE KRYEMINISTËR

Një festë për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ka mundur shumë lehtë të përfundojë në tragjedi ashtu siç ka përfunduar sot një fejesë në Mushtisht të Suharekës, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën, teksa po festohej me armë, shkruan Insajderi

Naim Sopaj ka vrarë sot nipin e tij, 14-vjeçar dhe ka plagosur vetën. Festa u shndërrua në ditë zije për familjen Sopaj, ashtu siç kishte mundur të shndërrohej në ditë zije për qytetarët e pa fajshëm, kur po festohej për Limajn, e gjithë ishte konsideruar si normale për kryeministrin Haradinaj, madje kishte kërkuar edhe mbrojte ligjore për personat që gjuajnë me armë në ahengje.

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Diasporës, Dardan Gashi, Endrit Shala, këshilltari i zv/kryeministrit Limaj, si dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku po e festonin pafajësinë e Limajt duke gjuajtur me armë, pa e ditur se ku do të përfundonin plumbat që po i gjuanin.

Pa u lëkundur fare nga vendi dhe këmbëkryq, Lushtaku bënte gati revolen e tij dhe me breshëri gjuante nga dritarja, veprimin e tij e pasonin edhe zv/kryeministri Gashi dhe këshilltari i Limajt, Endrit Shala.

E gjithë këtë ngjarje kishte kaluar me një pëlqim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte parë si krejt normale gjuajtjen me armë, për të festuar. Madje Haradinaj, tregonte se edhe ai vetë, gjuan me armë në ahengje

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’… ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan”, thoshte Haradinaj rastin e gjuajtës me armë të zv/kryeministrit.

Kryeministri i vendit kishte shkuar edhe më larg. Kishte ndërmend që gjuajtën me armë në festa ta bënte të ligjshme. Hardinaj kishte treguar edhe një rast kur ai vetë kishte gjuajtur me armë.

“Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj”, kishte deklaruar kryeministri.

Me gjithë këtë ide të Haradinajt ishte pajtuar një ekspert i sigurisë, Burim Ramadani që sot është në postin e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Megjithëse shkelja e ligjit është shkelje e ligjit, formulimet e hapura të temave tabu besoj se mund t’i kontribuojnë gjetjes së zgjidhjes së re ligjore.  Pra, deklarata e kryeministrit realisht do të duhej të përcillej me një koncept të ri ligjor për të konservuar elementet tradicionale. Patjetër se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen në aspekt ligjor, edhe pse në ambientet tradicionale dhe konservatore të Kosovës çështjet ligjore mund të jenë jolegjitime”, kishte deklaruar Ramadani, 15 ditë para se të emërohej zv/ministër.

Gjuajtjet me armë nëpër festa i kanë kushtuar sot familjes Sopaj nga Mushtishti i Suharekës. Gjatë një ahengut familjar që kishte sot kjo familje, Naim Sopaj kishte plagosur vetën aksidentalisht si dhe kishte vrarë nipin e tij, 14-vjeçar.

E gjitha rasti sipas dyshimeve të Policisë së Kosovës, kishte ndodhur kur xhaxhait i ishte bllokuar revolja. Në tentim për ta zhbllokuar, ai kishte plagosur vetën dhe kishte vrarë nipin e tij.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se Naim Sopaj është duke u mbajtur në paraburgim ku janë duke vazhduar procedurat hetimore ndaj tij./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)