‘Me kukuvajkën në shpinë që mbart një kafkë’ ky është vrasësi më i kërkuar në Evropë

‘Me kukuvajkën në shpinë që mbart një kafkë’ ky është vrasësi më i kërkuar në Evropë

Arbëria gati për sezonin e ri, kërkon ngritjen në Superligë pa barazh

Një i arratisur i kërkuar në lidhje me vrasjen një 21-vjeçari të therur me thikë në qafë i është shtuar listës së personave më shumë të kërkuar në Evropë. Shane O’Brien, 29 vjeç, është i dyshuari kryesor në lidhje me një sulm të paprovokuar mbi Josh Handon, që vdiq në lokalin Re në Eastcote, në verilindje të Londrës, në tetor 2015.
Policia britanika ka afruar vitin e kaluar 50 mijë paund për të ndihmuar në gjetjen e O’Brien. Ai ka një tatuazh në gjithë kurrizin e tij, figurën e një bufi apo kukuvajke që mban një kafkë në kthetra.

O’Brien nga Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, është arrestuar në Pragë në shkurt të 2017-ës. Por ai përdori pseudonimin italian Enzo Melloncelli me dokumenta falso dhe u lëshua në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Ky person kryeson gjithashtu listën e më të kërkuarve të Agjencië Kombëtare të Krimit.

Viktima, Hanson, nga Kingsbury,u gjet me një plagë në qafë në lokal Re në 11 tetor 2015 rreth orës 1:00 dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Nga ekspertiza, shkaku i vdekjes ishte hemorragjia, humbja e gjakut prej plagës në qafë.

Vrasësi:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)