Para trupit gjykues…I strukur pas shokëve, shikoni si u fshihet Stresi kamerave

Para trupit gjykues…I strukur pas shokëve, shikoni si u fshihet Stresi kamerave

Shfaqet Albiona e bukur si asnjëherë tjetër (Foto)

Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për të hetuar në ‘gjendje të lirë’ reperin e njohur Stresi.
Pak ditë më parë ai u arrestua në flagrancë teksa konsumonte kokainë. Për uniformat blu reperi ka pranuar faktin se është konsumues i lëndës narkotike, por mohoi të jetë një shpërndarës.

Kjo nuk është hera e parë që ai vihet në pranga, madje hyrje-daljet e tij në polici janë kthyer në ‘legjenda’.

Mjafton të kujtosh arratisjen e bujshme të tij, e cila solli shkarkimin e disa efektivëve të komisarjatit.

Por vetëm para disa muajsh ai ka realizuar një kompromis me vajzën e zemrës, Kejsin.

Stresi premtoi hapur në media se kishte hequr dorë nga jeta e ‘djalit të keq’ dhe së shpejti pritej martesa.

Nuk vonoi shumë dhe Stresi e rrëzoi premtimin. Në një video të publikuar në media kur ai u shfaq para trupit gjykue së bashku me grupin e kapur në lokalin e basteve, duket qartë se Stresi iu shmanget kamerave.

Në një rast tjetër do të ishte ndryshe me siguri. Si një djalë i fejuar Stresi tani kërkon të mbajë larg vëmëndjen e medias për ‘bëmat e tij’, të cilat i kishte shpallur ‘kapitull të mbyllur’. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)