‘Më iku mundi kot, më vjen të vras veten…’ Fermerët humbin qindra ton prodhime

‘Më iku mundi kot, më vjen të vras veten…’ Fermerët humbin qindra ton prodhime

Abdixhiku: Jam për buxhet që i jep e nuk i merr shëndetësisë

Qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe ose duke u kalbur nëpër magazina.
Kjo po ndodh në Zvezdë, ndërsa fermerët ndjehen të falimentuar dhe pa asnjë perkrahje.

Deputeti demokrat i qarkut të Korçës, Ervin Salianji, ka denoncuar në rrjetet sociale atë që po ndodh me fermerët e kësaj zone, ku prodhimet e një viti po shkojnë dëm.

“Gëzimi është një fermer që ka votuar në zgjedhje për Partinë Socialiste tradicionalisht. Sot me shpjegoi se si askush nuk interesohet per ta, per te prodhuar pataten, kosto e farës, plehut kimik dhe taksave i ka shkuar 220 lek të vjetra.

Sot patatet nuk i shet dot as nën kosto, as me 110 lek. Gëzimit dhe dhjetra fermere te tjere qe takova bllokimi i produkteve jo vetem i ka çuan dëm punën por i ka bere te pamundur per te blere fara, plehra kimike, nafte etj per sezonin e ri”, shkruan Salinji në rrjet.

“ Më gjeni dikë ti jap falas se nuk kam lek të paguaj per te pastruar magazinën”, thotë Gëzimi, i cili nuk ka parë asnjë përfaqesues te qeverise.

“Mundi më ka ikur kot, të vras veten”, shprehet ai

“ Më gjeni dikë se e jap mallin falas, nuk kam asnjë mundësi ta heq nga magazina”, “ Na kanë bërë te vrasim veten” keto degjon në takimet me fermerë. #Shqipëriavuan

Posted by Ervin Salianji on 15.04.2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)