Drejt lirimit pedofili skocez që abuzoi me fëmijët jetimë shqiptarë

Drejt lirimit pedofili skocez që abuzoi me fëmijët jetimë shqiptarë

Zjarrvënie afër një depoje në Lipjan

Një punonjës në jetimore, i cili është dënuar me 20 vite burg për abuzim me fëmijëve në Shqipëri, mund të lirohet nga burgu.
David Brown, 66 vjeç, erdhi në Shqipëri në vitet 2000 për të ndihmuar fëmijët e refugjatëve që iknin nga lufta në Kosovë, si edhe fëmijët e rrugës në Tiranë, duke ngritur jetimoren e tij “His Children”.

Por, ai u arrestua në vitin 2006-të, me akuzën për abuzim të fëmijëve, teksa ka mohuar gjithmonë akuzat.

Kërkesa për apel u refuzua vitin e kaluar, por Brown tani ka kryer mjaftueshëm nga dënimi i tij sipas ligjit shqiptar, për të marrë lirim me kusht.

Një seancë gjyqësore në Tiranë do të zhvillohet për të përcaktuar rezultatin.
“Daily Record” raporton se avokatja e tij, Gjystina Golloshi, u shpreh se: “Bazuar në ligjin shqiptar, ai ka përfunduar tashmë mjaft kushte të dënimit të tij, për të bërë këtë kërkesë në gjykatë.

Golloshi shtoi se “Nuk e di me siguri kur ai mund të lirohet dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të lirohet menjëherë. Është një mundësi që ai të lirohet këtë vit”.

“The Sunday Mail” zbuloi vitin e kaluar se të akuzuarit, tani 19 dhe 23 vjeç, duan të ndryshojnë deklaratat e tyre.

Ata pretendojnë se policia dhe një psikolog i detyruan ata që të gënjenin rreth Brownit.
Andon Qoshli, 23 vjeç, tha se Brown është i pafajshëm. Ndërsa Denis Aliu, 19 vjeç, tha se atij iu dhanë dhurata për të dëshmuar.

Ata ishin të përgatitur të deklaronin të vërtetën, por gjykata në Tiranë u kundërshtoi dëshminë.

Gjykatësi Arbën Micko u shpreh se: “Prova të tilla mund të merren parasysh vetëm gjatë hetimit.

Brown, nga Edinburgh, ka punuar me fëmijët për 35 vite në Skoci dhe ishte kryetar i “Children’s Panel”.

Ai erdhi në Shqipëri në vitet 2000, për të ndihmuar fëmijët, por prej 12 vitesh vuan dënimin në burg.

Brown nuk ka dashur të kthehet në vendin e tij, por ka kërkuar ta kryej dënimin në Shqipëri, duke besuar në pafajësinë e tij dhe luftuar për të pastruar emrin.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)