“A Quiet Place” për heshtjen si shpëtim

“A Quiet Place” për heshtjen si shpëtim

Londër, hoteli me 5 yje shpërthen në flakë, 100 zjarrfikës në “luftë” me zjarrin

Nëse ndonjë film më ka prekur mendërisht dhe më ka bërë që të lëviz ngadalë, e në të njëjtën kohë të qëndroj i heshtur e në ankth, atëherë definitivisht ky është trileri brutal i shkruar nga specialistët e horrorit, Scott Beck dhe Bryan Woods, e nën regji të John Krainski, i cili e zhvilloi skenarin me ta dhe yllin e filmit, Emily Blunt.

Ngjarja është vendosur në një djerrinë post-apokaliptike. Por kjo nuk është vetëm dramë për të rritur, por po ashtu dramë për të gjithë, për një botë në të cilën pafajësia, fëmijëria dhe lumturia janë zhdukur nga faqja e dheut.

Aty ka ndodhur një lloj katastrofe ekologjike apo invazion dhe tani i gjithë njerëzimi – apo të gjithë në këtë pjesë të paqartë të Shteteve të Bashkuara – jetojnë nën frikën e grabitqarëve zvarranikë të cilët e kanë pushtuar tokën, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ata janë të verbër, por shqisat e dëgjimit i kanë tejet të avancuara.

Kështu që derisa të mundë të ruhet heshtja tërë kohën, atëherë janë të sigurt. Por edhe zhurma më e vogël i sjell ata jashtë duke nuhatur ajrin sikur të ishin krijesat e tmerrshme të Ridley Scott në filmin “Alien”, “Trex” nga Steven Spielberg dhe “Child Catcher in Chitty Chitty Bang Bang” nga Robert Helpmann.

Krasinski dhe Blunt portretizojnë Lee dhe Evelyn, çift i cili tani drejton një fermë të vogël në periferi, derisa bën bastisje të rregullta nëpër qytezat e shkatërruara në kërkim të ushqimit dhe gjërave të tjera.

Më pas ne shohim skenat nga supermarketi i rrënuar dhe një lloj frike, pasi që shohim gjëra që mund t’i marrin vetëm nëse duan, por kujt i intereson që ligji konsumerist dhe rendi janë thyer tërësisht? Njëri prej fëmijëve dëshiron të marrë një lodër, por Lee i jep një shikim mosmiratues teksa ia merr prej dorës dhe ia heq bateritë që të mos bëjë zhurmë. Edhe ajo lodër në këtë rast konsiderohet e rrezikshme.

Djali i tyre, Marcus (Noah Jupe) dhe vajza Regan (Millicent Simmonds) adaptohen mirë në disiplinën e re të komunikimit pa zë e pa fjalë dhe krejt kjo për shkak se Regan ka probleme me dëgjimin… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)