BE’ja, shuplakë Turqisë

BE’ja, shuplakë Turqisë

Këto janë fjalët e Sami Lushtaku para nisjes në Hagë

Turqia konsiderohet një partner strategjik nga Bashkimi Europian, por kur vjen puna tek të drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe sundimi i shtetit ligjor, Brukseli dhe Ankaraja duket se janë vite dritë larg njëra-tjetrës.
Mediat në Gjermani kanë publikuar disa pjesë nga progres-raporti për Turqinë, ku termi më i saktë, të paktën sipas kendvështrimit të Komisionit, do të ishte regres-raporti.

“Turqia ka ndërmarrë hapa pas në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ka pengesa serioze në sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtave të tjera themelore. Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë,” shkruan Ëelt am Sonntag, duke cituar këtu pjesë nga raporti i Komisionit.

Në raporti thuhet se Turqia konsiderohet si “partner kyç për BE-në” dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por DW thotë se Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga autoritetet vendase pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërpreje prej gati dy vjetësh.

Megjithatë, Turqia është Vlerësuar pozitivisht për politikën e migrimit dhe ekonominë.

“Po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar”, thotë Komisioni i BE-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)