“Serbia nuk do të anëtarësohet në BE edhe nëse e zgjidh problemin me Kosovën”

“Serbia nuk do të anëtarësohet në BE edhe nëse e zgjidh problemin me Kosovën”

Instituti i Tony Blair-it kërkon një këshilltar të lartë për Qeverinë e Serbisë

Ish Ministri i Jashtëm serb, tani kryetar i Partisë Nacionale, Vuk Jeremiq, deklaroi sot se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga zgjidhja e problemit me Kosovën.
“Është e vërtetë që është e vështirë të imagjinohet se Serbia do të pranohet në BE pa e zgjidhur problemin me Kosovën, por gjithashtu është vështirë të imagjinohet se edhe me zgjidhjen e këtij problemi, Serbia do të anëtarësohej. Është plotësisht e qartë që nuk ka ndonjë vullnet politik në Evropë për pranimin e anëtarëve të rinj, pavarësisht faktit nëse ato vende kanë çështje të pazgjidhura të kufinjve ose jo”, thotë Jeremiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, çështjet kryesore që duhet diskutuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, janë çështjet që lidhen direkt me jetën e qytetarëve serb në Kosovë.

“Një zgjidhje gjithsesi që është e nevojshme, mirëpo nuk duhet hapur rruga Prishtinës për anëtarësim në OKB”, shton Jeremiq.

Duke u pyetur nëse ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mundshme, Jeremiq thotë se ka vullnet për një gjë të tillë, mirëpo kjo nuk lejohet pa arritjen e një konsensusi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Jeremiq përmend edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ku shton se ato duhet të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak që në këtë mënyrë sipas tij, respektohet integriteti territorial i Serbisë, dhe në raste të tilla Jeremiq thotë se duhet të ndiqet shembulli i Spanjës./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)