AHMETI KA NJË “SUPER LAJM” PËR PRISHTINËN

AHMETI KA NJË “SUPER LAJM” PËR PRISHTINËN

Mustafa: Zbardhja e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, imperativ i kohës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësorë te Fakulteti Filologjik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se në këtë parking do të ketë minimumi 500 vendparkime.

“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti do të dalë në tenderim.

“Super lajm për Prishtinën”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)