10 derbit e futbollit që nuk duhen humbur

10 derbit e futbollit që nuk duhen humbur

FEDERATA NDËRKOMBËTARE E VOLEJBOLLIT SHKRUAN PËR FINALEN E KUPËS NË KOSOVË

Kur flitet për derbi dhe rivalitet në futboll, pjesës më të madhe të tifozëve u shkojnë nëpër mend takime si Barcelona-Real, Milan-Inter, Manchester City- Manchester United, por ka edhe të tjera përballje, që janë akoma më të ashpra.

Por, kush janë ndeshjet më të zjarrta në botë, që ia vlen të shihen, të paktën 1 herë në jetë. Pjesa më e madhe e specialistëve kanë bërë një listë me 10 ndeshjet më të zjarrta, që sigurisht nuk përfaqëson një rënditje domosdo absolute.
E nisim me vendin e 10, Borusia Dortmund-Schalke 04: Mund të mos ketë rivalitetin e derbeve të Amerikës së Jugut, apo vëmendjen e “El Clasico” në Spanjë, por Dortmund-Schalke mbetet një ndër ndeshjet më të zjarrta në Gjermani dhe kjo për faktin se të dyja skuadrat, bazën e tifozerisë e kanë tek klasa punëtore me një afërsi gjeografike të konsiderueshme.
9. Sporting Lisbone-Benfica: Është derbi me i rëndësishëm në Portugali. Sportingu mbështetet nga njerëzit e ngritur, ndërsa Benfica nga shtresat e gjëra. Rivaliteti i ashpër ka si origjinë vitin 1907, kur 8 lojtarë të Benficas u larguan për tek Sportingu për një pagë më të mirë.


8. Roma-Lazio. Derbi i kryeqytetit konsiderohet derbi më i zjarrtë në Itali i shoqëruar gjithmonë me trazira në stadium dhe jashtë tij. Tifozeritë e të dyja skuadrave urrejnë “arrogancën” e skuadrave veriore të Milanos dhe Torinos…por urrejnë më shumë njëra-tjetrën. Një tjetër arsye e rivalitetit të këtij derbi janë edhe pikëpamjet politike, romanistët janë përgjithësisht të majtë, lacialët të djathtë.


7. Club Nacional de Football-Atletico Penarol. Edhe pse shumë pak njihet në Europë, është njëri prej derbeve më klasikë në botë, ku përplasen dy skuadrat më të mëdha të Montevideos. Për të kuptuar më mirë rivalitetin mes tyre, mjafton të kujtojmë që më 14 prill në 1990 në një ndeshje të tillë u dhanë plot 22 kartona të kuq. Takimi përfundoi në minutën e 85 për shkak të rregullit të “më pak se 7 lojtarëve në fushë”.

6. Liverpool-Manchester United. Konsiderohet si një nga ndeshjet me rivalitet më të madh në Angli. Rooney, një “prodhim” i Everton në një deklaratë pas transferimit për tek United rrëfeu se si ishte rritur duke urryer Liverpulin, ndërsa gjatë një dokumentari për jetën, Gerard shoqëroi kamerat në dhomën e tij ku ndodheshin të gjitha bluzat e skuadrave të Premier Ligës…pervec asaj të Manchester United. “Një fanelë të tillë nuk do të ketë kurrë në shtëpinë time”, tha ai.

5.Milan-Inter. Derbi i Madoninës derbi më i ndjekur në botë dhe i vetmi në Europë ku dy skuadrat kanë qenë fituese të Ligës së Kampioneve dhe Botërorit të Klubeve. Që prej 1947 luajnë në të njëjtin stadium, ndërsa rivaliteti gjenerohet disi edhe nga orgjina e hershme e tifozerisë, shtresat e ulëta për Milanin dhe më të pasurit që mbështesnin Interin.

4 Galatasaray-Fenerbahçe. I ndan vetëm uji dhe dy vite diferencë nga formimi i njëra-tjetrës. Huliganizmi është i zakonshëm në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave. Urrejtja mes dy tifozerive është aq e madhe sa që shpesh përleshjet në stadium kanë dalë jashtë tij, madje duke u përhapur në shumë rajonë të Turqisë.

3. Real Madrid-Barcelona. Konsiderohet si rivaliteti më popullor në botë. Që prej përballjeve të para, dy klubet nuk shiheshin vetëm si dy skuadra në fushë, por si dy përfaqësuese të dy rajoneve rivale të Spanjës, Katalonjës dhe Kastijës.

2. Celtic-Rangers. Sigurisht është shumë më poshtë se Real-Barca, por derbi skocez ka një histori me dekada, ndërsa nga e gjithë lista, është i vetmi derbi i nisur me rivalitetin me “backgroun” fetar. Celtic mbështetet gjërësisht nga katolikët, ndërsa Rangers në masë të madhe nga protestantët.

2. Boca Juniors-River Plate. Njihet në gjithë botën si një ndër derbit më të pamëshirshëm. Gazeta britanike “The Observer” e vendos në listën e “50 gjërave sportive që duhet të bësh përpara se të vdesësh”. Përgatitjet e tifozerive rivale në këtë derbi nisin me javë përpara dhe atmosfera e nxehtë pasqyrohet në gjithë Buenos Airesin. Tradicionalisht River Plate njihet si skuadra e të pasurve, ndërsa Boca Juniors si skuadra e shtresave të ulta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)