Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi

Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi

Flet pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.Thotë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni në T7

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)