Ish-shkencëtari i NASA-s: Alienët janë fshehur dhe mund të mos i kontaktojmë kurrë

Ish-shkencëtari i NASA-s: Alienët janë fshehur dhe mund të mos i kontaktojmë kurrë

E çuditshme: Gjysmën e rrugës bie shi, gjysmën është thatë

Të gjithë janë pothuajse të bindur; në një univers të pafundëm me miliarda yje dhe shumë herë më shumë planete, nuk jemi të vetëm. Por pse deri më tani nuk kemi gjetur asnjë provë të ekzistencës së jashtëtokësorëve?
Kjo është pyetja e ngritur nga shkencëtari Enrico Fermi, që i dha jetë paradoksit që në korridoret shkencore njihet me emrin e tij.
I fundit që është munduar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është një ish-shkencëtar i NASA-s. Alan Stern ka qenë pjesë e Agjencisë Hapësinore Amerikane për vite me radhë, duke u përfshirë në 24 misione hapësinore, në tetë prej të cilëve ishte udhëheqës shkencor.
Sot i tërhequr, Alan flet jo vetëm për përvojën e tij tek NASA, por jep edhe mendimin e tij. Ai mbajti fjalën në “2017 Division Planetary Sciences” dhe tha përgjigjen e tij për pyetjen që mundon njerëzimin prej dekadash; nëse alienët janë diku atje, pse nuk i kemi kontaktuar ende?
“Ka shumë teori që mundohen t’i përgjgjen këtij paradoksi. Le të sugjerojmë një tjetër. Që një planet të ketë jetë duhet të ketë ujë dhe ne kemi vëzhguar planete që kanë ujë, por në formë akulli. Botët ujore janë të izoluara dhe vështirë të komunikosh me to për shkak të korracës akullnajore që i mbulon. Këtu mund të fshihen alienët, që mund të mos jenë aq të përparuar, por të veprojnë më shumë si peshq sesa si njerëz”, deklaron Stern./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)