Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Çitaku reagon për propagandën e agjencisë së lajmeve serbe për Kosovën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Mustafa do të marrë pjesë në Konferencë e nivelit të lartë ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian’ që do të mbahet më 25 Prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të jetë panelist në këtë konferencë ku do të flas për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet”

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Kryeministri, Kryeparlamanetari dhe Lideri i VV’së Albin Kurti.

Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane.

Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK’së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)