Policia serbe arreston komandantin e UÇK-së (Foto)

Policia serbe arreston komandantin e UÇK-së (Foto)

Rrëfehet 84 vjeçari për natën e tmerrit në Mitrovicë ku u vranë 10 shqiptarë

Një muaj pasi u lirua nga burgu maqedonas, Avdyl Jakupi i njohur si Komandant Çakalla, mbrëmë është arrestuar nga policia serbe. Arrestimi i tij ka ndodhur deri sa ka udhëtuar për në Austri, për të vizituar një familjar të vetin.

Çakalla është arrestuar rreth orës 20 në mbrëmje, në një lokacion që ende nuk dihet. Ai është marrë nga policia prej autobusit me të cilin ka udhëtuar. Në një deklaratë telefonike për Gazetën Lajm, Jakupi konfirmon rastin.

“Në kufi kam kaluar, kurse policia speciale më ka arrestuar pasi jemi futur thellë në Serbi. Më kanë mbajtur në një barakë rreth 8 orë rresht. Më kanë marrë në pyetje agjentë të sigurimit serb. Pasi e kanë konstatuar se për veprën për të cilën më kërkon Serbia unë veçmë kam vuajtur burg në Maqedoni, ishin të detyruar të më lirojnë”, tha në një deklaratë telefonike për Gazetën Lajm, Avdyl Jakupi-Çakalla, i cili ka qenë jo vetëm pjesëtar i UÇK Kombëtare në Maqedoni, por edhe pjesëtar i UÇPMB-së.
Pasi është mbajtur tetë orë në një barakë policore, ai është lënë i lirë. Nuk ëhstë maltretuar fizikisht, por është kërcënuar gjatë tërë kohës, se mund ta mbajnë në burg sa të donë.

“Pasi më liruan, më kërcënuan që të mos e paraqes rastin në mediume, nga frika se turistët dhe investitorët do të largohen nga Serbia. Më thanë se nëse i tregoj dikujt për këtë rast, do të më hakmerren përmes njerëzve të vetë në Maqedoni. Më thanë se fletarreste të njëjta ka për 220 ish ushtarë të UÇK-së dhe te UÇPMB-së. Apeloj që politikanët shqiptarë ta ngrejnë këtë rast si problem me qëllim që djemtë tanë të mos bien në grackat e policisë serbe. Tetë ish ushtër veçmë gjenden në burgjet serbe dhe askush nuk interesohet për ta”, theksoi në deklaratën e tij Çakalla, duke shtuar se pasi është liruar është lënë në rrugë ku e marrë një mërgimtar nga Sllupçani i cili me veturë e ka sjellur në Shkup.

Pasi e kanë liruar, policia serbe i ka vendosur ndalesë në pasaportë për kalim në Serbi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)