Vuçiq: Nuk kam qeshur që prej arrestimit të Gjuriqit, nuk fjeta fare para takimit me Merkel

Vuçiq: Nuk kam qeshur që prej arrestimit të Gjuriqit, nuk fjeta fare para takimit me Merkel

Zbulohet dosja e skandalit të madh, 53 milionë eurosh! (Dokument)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur për situatën e krijuar pas arrestimit në Kosovë të Marko Gjuriqit, si dhe për ‘ndjenjat’ e tij para takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Duke i’u kundërpërgjigjur akuzave të kundërshtarëve të tij opozitarë, se Vuçiq me deklaratat e tij “që nuk ha e nuk fle” përpara takimeve me zyrtarë të rëndësishëm të shteteve tjera, ai bëri një deklaratë interesante duke thënë që në takime “nuk shkon për dreka, por për të luftuar për interesat e Serbisë”.

“Përpiqem që çdo moment ta shfrytëzoj në të mirë të Serbisë, dhe jo të ha. Nuk jam një martir, mirëpo sigurisht që kam edhe ndjenjën e turpit, sepse unë nuk përfaqësoj vetën time por të gjithë shtetin e Serbisë”, thotë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“E di, mëkati im është që Serbia është një shtet i pavararur dhe askush nuk ka nevojë që t’i dërgojë ambasadave të huaja agjendat qeveritare për aprovim” shton ai, duke folur për të arriturat e tij.

Madje Vuçiq thotë se para takimit me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, nuk ka vënë gjumë në sy, por sipas tij Merkel e ka mirëkuptuar atë dhe ‘gjendjen e tij’.

“Para takimit me Merkel nuk kam fjetur fare, nuk kam fjetur sepse unë jam një njeri i përgjegjshëm. Merkel e ka kuptuar këtë dhe e ka parë se sa i shqetësuar isha”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq madje thotë se ai nuk ka qeshur fare që prej arrestimit të Gjuriqit në Kosovë.

“Nuk kam qeshur që prej arrestimit të Gjuriqit. Nuk mund të qeshë sepse e dija sa afër konfliktit ishim në atë kohë, ishte vetëm çështje një sulmi në Mitrovicën e Veriut”, thotë ai.

Vuçiq shkon edhe më larg duke thënë që dikush po e ndalon arritjen e një zgjidhje me Kosovën.

“Mundësia e gjetjes së një kompromisi po pengohet nga një ose dy fuqi botërore, dhe tani kam një pamje të qartë të asaj se kush po e ndalon atë”, përfundoi Vuçiq. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)