Prokurorja e Shkodrës “ngec” në rrjetën e Vetting-ut

Prokurorja e Shkodrës “ngec” në rrjetën e Vetting-ut

Reagime të ashpra në Serbi, pasi Jeremiq e pranoi se Kosova do të hyjë në OKB

Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani duket se nuk do të mundë të kalojë vettingun, pasi nuk justifikon pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi ditën e sotme seancën ndaj saj duke thënë se edhe pse prokurorja ka bërë deklarim të rregullt, dhe ILDKPI ka thënë se nuk ka fshehur pasuri, nga hetimet e thele që kishte bërë ky komision, kishte zbuluar se nuk ka justifikuar disa prej pasurive që ajo zotëron.

Trupa gjyqësore përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko, u shpreh se Nikëhasani nuk justifikonte tre apartamente.

“KPK nuk është i detyruar të ndjekë konkluzionet e organeve të tjera, dhe kreu hetim të thellë”, tha Tafa, kryesuesja e trupës gjykuese.

Seanca e parë ndaj prokurores është ndërprerë, ndërsa pritet që të mblidhet më 20 prill në orën 09.30.

Nikëhasani është edhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mes 19 kandidatëve të tjerë.

/GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)