‘Ia lan këmbët vjehrrit siç e do zakoni…?’ Armina befason me përgjigjen e saj

‘Ia lan këmbët vjehrrit siç e do zakoni…?’ Armina befason me përgjigjen e saj

Ronela Hajati shfaqet pa makijazh (Foto)

Blogerja Armin Mevlani ishte e ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’.
Përballë fëmijëvë ajo u shpreh mjaft e hapur dhe e emocionur njëkohësisht për të folur rreth raportit të saj me familjen e partnerit, Shkëlzen Berisha.

Blogerja theksoi se ndjehet mjaft e mirëpritur dhe e lumtur që është pjesë e një familje tropojane, pikërisht e ish kryeministrit Sali Berisha.

Armina nuk i shpëtoi dot disa ‘thumbave me mjaltë’ të bëra nga ‘Pipi’ , Rudina Dembacaj.

“Të ka rënë sëpata në mjaltë. Mirë që e more burrin të famshëm, po e more dhe me lek dhe të bukur,” i tha ajo dhe i kërkoi këshilla se si mund tu ndodhte dhe të tjerave. Armina pohoi se kjo është një çështje fati.

Gjithashtu ajo e pyeti nëse kishte kërcyer ‘Vallen e Topojës’ si dhe nëse i lante këmbët vjehrrit siç e do zakoni.

“Po mirë ai me flori e meriton t’ja lash” – tha Armina duke qeshur. Ndërsa për Vallen e Tropojës Armina zbuloi se e ka mësuar shumë vite më parë kur ishte Miss si dhe në një festë familjare. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)