Raporti i Progresit i publikuar sot për Kosovën lidhur me vitin 2017, nga Komisioni Evropian ka kritikuar Policinë e Kosovës për kontrollimin e kufijve shtetëror, raporton Insajderi.
Sipas këtij raporti Policia e Kosovës ka staf të mjaftueshëm për kontrollimin e kufijve shtetëror, por që nuk i përmbushë standardët minimale për kontrollimin e kufijve.
“Departamenti kufitare i Policisë së Kosovës, ka mjaftë staf në total prej 1 mijë 300 oficerëve, por në përgjithësi i përmbushë vetëm standardet minimale për kontrollimin e kufijve”, thuhet në raport.
Më tej Raporti i Progresit thekson se është përmirësuar infrastruktura e pikave kufitare, por që Kosova vazhdon të mbetet e limituar për shkak të mos raporteve me SIENA-në dhe INTERPOL-in.
“Infrastruktura e pikave kufitare është përmirësuar, megjithatë efektiviteti i pikave kufitare mbetet i limituar për shkak se Kosova nuk ka raportet ndërkombëtare si SIENA dhe INTERPOLI”, thuhet në raport.
Në raport po ashtu theksohet se në pikat kufitare ekziston strategjia anti-korrupsion, por që deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i vetëm.
“Është bërë një progres i vogël në luftimin e korrupsionit në pikat kufitare, Megjithëse ekziston strategjia anti-korrupsion e Policës së Kosovës, ku nuk është raportuar asnjë rast korrupsioni deri më tani”, thuhet në Raportin e Progresit të publikuar sot./Insajderi.com.
COMMENTS